I riu Liridon Mustafa nga Peja ka ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë në Hungari, duke u kthyer nga Austria për Kosovë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e të ndjerit.
Liridoni jetonte prej vitesh në Graz të Austrisë.
Gëzimin për ardhjen në Kosovë nuk e kishte fshehur as në rrjetet sociale.
Teksa ishte duke udhëtuar ai kishte postuar video dhe fotografi në Facebook.
“Hajt edhe njo roadtrip per Kosove”, kishte shkruar ai.