Showtime

Çfarë po zihet? Noizy dedikim në mes të koncertit për Loredanën

06/21/2022 08:35
nga:G C

Noizy dhe Loredana së fundi kanë sjellë projektin e tyre më të ri “Heart Attack”.

Ata janë duke shijuar suksesin e jashtëzakonshëm të këtij bashkëpunimi, shkruan lajmi.net.

Por përtej kësaj ata nuk kanë kursyer dedikimet e tyre në rrjete sociale.

Së fundi një dedikim drejt Loredanës, Noizy e ka bërë në mes të një koncerti.

Në ‘TikTok’ po qarkullon një video ku Noizy është duke performuar në koncert këngën “Alkool” me Ylli Limanin ku edhe bën dedikimin.

“Kam provu me të harru, s’ka ndihmu as Loredana” dhe drejton gishtin nga ajo që po e ndjek live dhe brohoret kur dëgjon emrin e saj.