Lajme

Çfarë po ndodhë në familjet shqiptare: Burri vret gruan me thikë brenda në veturë

07/05/2021 17:04
nga:Gazeta Blic

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Krujë raportojnë mediat në Shqipëri

Burime zyrtare nga Policia bëjnë se 51-vjeçari Artan Ismalaj ka goditur për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, Klarita Ismalaj, 45 vjece.

Pas krimit, 51-vjeçari ka tentuar të kryejë vetëvrasje. Ai është transportuar për në spital ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po sipas të njëjtave burime, ngjarja është shënuar në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të Artan Ismalaj.

Njoftimi i Policisë shqiptare:

Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.