Pas lajmit që dha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, se është anuluar mbledhja e përbashkët e dy qeverive e paraparë të mbahet nesër në Gjakovë, ka reaguar kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Pacolli në reagimin e tij ka thënë se mosbajtja e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive është një dëm i madh i gjithçkaje që është ndërtuar deri më tani.
“Mos mbajtja e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, siç ishte bërë traditë në dekadën e fundit dhe që ishte caktuar për nesër në Gjakovë, është një dam i madh e gjithçkaje që është ndërtuar deri më tani.. çfarë po ndodh?’ shkruan Pacolli raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:


