Sporti

Çfarë po ndodh me Gattuso? Mafia i vë zjarrin makinave dhe e kërcënon

02/07/2024 15:55
nga:Mergim Rreci

Sipas mediumit italian Il Messagger, Gennaro Gattuso po përjeton një dramë të madhe.

Trajneri 46-vjeçar është aktualisht në krye të Marseille dhe po bën një luftë të madhe për ta shtyrë klubin në pjesën e tabelës që garanton garat evropiane, por problemet reale kanë lindur në vendin e tij, Italinë, përcjell GazetaBlic Sport.

Atje, familja e tij raportoi në polici se ‘Ndrangheta, mafia famëkeqe kalabreze, po i kërcënonte me vdekje dhe se Gattuso donte ta largonte familjen nga Italia. Gjithçka nisi kur babai i Gattusos dhe një anëtar tjetër i familjes planifikuan të vendosnin panele fotografike në pronën e familjes dhe për atë projekt ai mori rreth 80 mijë dollarë. Këtë gjë e ka marrë vesh mafia dhe ka tentuar të përdorë fajde ndaj tij dhe ka kërkuar që t’i paguajë tre mijë euro për mbrojtje.

Ndërkohë kanë bërë disa lëvizje për të frikësuar ish-futbollistin e njohur, ndaj i kanë vënë zjarrin dy herë makinës së vajzës së tij dhe i kanë shembur shtëpinë e motrës. Gattuso është penduar dhe i ka paguar shifrën e kërkuar një muaj më parë, por tani ka frikë për jetën e familjes dhe shpreson te policia, e cila sipas raportimeve të fundit ka arrestuar dy të dyshuar.

/GazetaBlic Sport/