Showtime

Çfarë po ndodh me fansin e fiksuar pas Kylie Jenner?

01/17/2022 20:49
nga:Donika Fetahu

Shtatzëna Kylie Jenner ka marrë një urdhër të përhershëm ndalimi ndaj një fansi, Jrue Mesgan, i cili është përpjekur disa herë t’i afrohet miliarderes në rezidencën e saj në Holmby Hills, Kaliforni.

Të hënën u kuptua se një gjykatës i Los Anxhelosit e urdhëroi atë fanse të fiksuar që të qëndronte larg manjates së kozmetikës dhe të mos e ngacmonte atë, sipas TMZ.

Kjo vjen disa javë pasi dokumentet ligjore u depozituan nga avokati i Kylie, Shawn Holley, në mënyrë që ylli të mund të shtonte një shtresë tjetër mbrojtjeje kundër Mesganit.

Jenner aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të dytë me të dashurin Travis Scott. Ata tashmë kanë së bashku vajzën Stormi Webster.