Geek

Çfarë në të vërtetë tregojnë dokumentet e zbuluara për Facebookun?

10/26/2021 15:36
nga:G C

Në nëntor të vitit 2020, një punonjës i Facebook paralajmëroi kolegët se nëpër komente janë shpërndarë dezinformata lidhur me zgjedhjet presidenciale në SHBA, dhe kishte komente nga më të rëndat.

Çdo herë e më shumë media në mbarë botën kanë filluar të raportojnë për dokumentet që kanë “rrjedhur” nga Facebooku, transmeton Telegrafi.

Gjatë viteve 2019-2020, një hulumtues në këtë rrjet social ka ideuar profile me përmbajtje të rrejshme të lajmeve, për të testuar se si sistemi i mesazheve të kompanisë trajton çështjen e dezinformimit dhe përmbajtjet polarizuese.

Një përdoruese testuese, në fakt profili i saj është ideuar në verën e vitit 2019, ishte një nënë konservatore Caroll Smith nga Karolina e Veriut, e cila kishte shprehur interesim për politikë dhe krishterimin.

Në një afat kohor prej dy ditësh, Facebooku i propozoi gruas Qanon, platformën kundër elitës majtiste. Kjo vazhdoi edhe pasi që ky përdorues testues nuk përcolli grupet e propozuara.

Në raportin me titull “Udhëtimin e Caroll në Qanon”, hulumtuesi konstatoi që Facebook në fund i ka propozuar një sërë përmbajtjesh ekstreme, konspirative e madje me përmbajtje të rëndë grafike.

Facebook asokohe kishte ndalur Qanon grupet në platformën e saj, shkruan Intelligencer. Në nëntor të vitit të kaluar, punonjësi i Facebookut paralajmëroi kolegët që në komente janë shpërndarë dezinformata sa i përket zgjedhjeve presidenciale në SHBA, dhe se kishte komente nga më të rëndat.


Sipas dokumenteve që kanë “rrjedhur, Facebook ka hequr disa prej masave mbrojtëse që i kishte vendosur në luftën kundër dezinformimit para dhe pas zgjedhjeve të vitit 2020.

New York Times, ndërkohë shkruan se tre ish-punonjës, kanë thënë që Facebook filloi t’i heq këto masa mbrojtëse në nëntor të vitit të kaluar.

Gjithashtu ka shkarkuar ekipin prej 300 personave nën sloganin “integriteti qytetar”, në fillim të dhjetorit – pikërisht në kohën kur filloi lëvizja “Stop the Steal”, që përkrahej nga përkrahësit e Donald Trumpi që janë përgjegjës për kaosin e krijuar në Capitol Hill.

Dokumentet tregojnë që Facebook nuk ka arritur t’i përkushtohet lëvizjes në përgjithësi, dhe se nuk ka bërë gjithçka që ka mundur që t’i kundërvihet përhapjes së platformës “Stop the Steal”.