Will Smith u shfaq për një intervistë në “The Onw Show”, ai foli në lidhje me filmin e tij të ri “King Richard”.

Ka pasur shumë komente nga shikuesit duke thënë se nuk e njohën aktorin kur ai u shfaq në ekran.
Në Twitter fansat e aktorit menjëherë reaguan pas intervistës duke thënë se Will Smith nuk duket si Will Smith.
Një shikues u shpreh në Twitter se, “Will Smith duket ndryshe. Nuk jam i sigurt si/pse…”
Përdorues tjetër komentoi, “Ky Will Smith i ‘The One Show” nuk duket si Will Smith”.
“Çfarë i ka bërë fytyrës Will Smith”, shkroi një tjetër.
Paraqitja e tij në ekran është bërë virale, kurse aktori nuk ka reaguar në lidhje me komentet rreth pamjes së tij./GazetaBlic/


