Showtime

Çfarë ndodhi me çiftin për të cilin erdhi policia në emision të Arbana Osmanit

04/19/2021 13:14
nga:G C

Ersonelda dhe Stiljano emocionuan mbrëmjen e djeshme të gjithë publikun shqiptar me historinë e tyre të dashurisë që u transmetua në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.

Mirëpo, çfarë ndodhi me çifti pas emisionit? Moderatorja Arbana Osmani ka publikuar një video në rrjetet sociale ku ka treguar se Ersonelda dhe Stiljano jetojnë bashkë që prej xhirimit të programit dhe se janë shumë të lumtur.

“Unë dhe Ersonaleda që nga dita e emisionit jetojmë bashkë dhe jemi të lumtur. Ju përqafojmë, përshëndesim gjithë publikun faleminderit për mbështetjen”, thotë Stiljano në videon ku shihet i kapur përdore me Ersoneldën.

Dy të rinjtë treguan mbrëm për dashurinë e tyre që kishte hasur në një pengesë të madhe. Të afërmit e Ersoneldës nuk i lejonin që ata të bashkoheshin, me pretekstin se kishin lidhje gjaku.Ersonelda tha se gjyshërit e saj, duke qenë se prindërit nuk i jetojnë, kërkonin që ajo të merrte dikë tjetër, që jetonte jashtë shtetit apo kishte një nivel të lartë ekonomik. E gjendur nën presion të madh dhe duke dëgjuar të bërtiturat e afërmve të saj në prapaseknë, Ersonelda pranoi propozimin e Stiljanos për martesë dhe që të largoheshin me njëri-tjetrin./News31