Showtime

Çfarë ndodhi? Lokali i Noizyt në Durrës përfshihet nga flakët

06/11/2023 10:06
nga:G B

Lokali i reperit të njohur, Noizy është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Biznesi në pronësi të babait të reperit, Bashkim Rajku, ndodhet në lagjen nr.1 në qytetin e Durrësit.

 

@a.b_777 #durres #zins ♬ Medalioni – Noizy & Stresi

Në rrjete sociale po qarkullon një video ku shihet se zona e jashtme e lokalit është e mbuluar nga flakët, ndërsa tymi ka mbuluar edhe zonën përreth.

Stafi i biznesit ka njoftuar me anë të një postimi në rrjete sociale se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Video/ Çfarë ndodhi? Lokali i Noizyt në Durrës