Sporti

Çfarë ndodh në renditjen e La Ligas nëse Barcelona mund Real Madridin në El Clasico | Orari i dy skuadrave deri në fund

04/21/2024 10:57
nga:Lorik J

Nëse Barcelona fiton El Clasico të së dielës, do të jetë pesë pikë prapa Real Madridit në La Liga me shtatë ndeshje për t’u luajtur.

Le të shohim ndeshjet e mbetura të skuadrave tani:

Barca: Valencia, Girona, Real Sociedad, Almeria, Rayo Vallecano, Sevilla.

Real Madrid: Real Sociedad, Cadiz, Granada, Alaves , Villarreal, Real Betis.

Orari i madrilenëve duket më i lehtë, por mos harroni se ata vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Champions League, gjë që mund të ndikojë në formën e tyre.

Ata mund të humbasin pikë kundër skuadrave si Real Sociedad, Villarreal dhe Real Betis, por është thelbësore që Barça të fitojë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur dhe të shkurtojë diferencën.

Barcelona dhe Real Madrid ballafaqohen sonte nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/