Lajme

Çfarë ndodh me fëmijët që lindin me fekondim artificial? Tregon Hoxhë Abazi

03/13/2023 22:16
nga:G B

Hoxha Hysamedin Abazi, tha se fekondimi artificial sjell probleme të mëdha në shoqëri të cilat shihen më vonë.

Ai tutje tha se është kundër kësaj praktike dhe e argumentoi me një artikull të Nju Jork Times.

Abazi tha se shumica e fëmijëve të lindur nga fekondimi artificial, më as kanë probleme në jetë dhe se disa që kërkojnë prindërit e tyre biologjik, kërkojnë pasuri nga ta.

“Ligjërisht është e drejtë e tyre. Kanë hulumtuar e i kanë gjetur babatë e tyre. Është artikull në Nju Jork Times. Pastaj kanë kërkuar pasurinë e tyre që iu takon sipas ligjit. Dhe kështu është sipas ligjit, ajo iu takon”, tha ai në T7.