Keni Coca-Cola në shtëpi? Edhe nëse nuk jeni adhurues aq i madh i saj, ju mund ta përdorni si produkt pastrimi. Aciditeti i lartë te kola e bën atë të përsosur për pastrimin e sendeve shtëpiake të përditshme.
Ja disa gjëra që mund të pastroni me të!
1- Hidhni pak kola te garazhi i makinës ku ju ka rrjedhur vaj!
2- Largoni njollat e bezdisshme të stilolapsit mbi tapet!
3- Hidhni kola në tualet, lëreni për një orë dhe shpërlajeni. Shihni pastaj çfarë bardhësie do të ketë!
4- Hiqni qafe ndryshkun!
5- Pastroni tiganin e djegur!
6- Mykun në mur!
7- Pastroni njollat në xhamat e makinës!
8- Largoni bigorrin që zë ibriku juaj. Mbusheni me kola dhe lëreni të vlojë.
9- Largoni njollat nga rrobat. Gjak, vaj, verë, të gjitha zhduken nëse shtoni pak kola kur i lani në lavatriçe.
10- Largoni dhe njollat e bojës!