Lajme

Çfarë mund të kërkoj sot Kosova nga Presidentja Ursula von der Leyen?

10/30/2023 11:52
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

Fillimisht von der Leyen është një mike e Kosovës dhe ajo nuk na ka faj për gjendjen tonë. Pas Parlamentit Europian, Komisioni është institucioni i dytë më përkrahës për Kosovën në BE. Kuptohet, aktualisht është Kancelari Scholz që është miku më i madh i fuqishëm i Kosovës në BE. Por BE si institucione me 100 interese dhe qendra, dhe me një pozicion dhe politikë jo unike ndaj Kosovës, edhepse ka bërë shumë të mirë, gjithashtu edhe ka penguar Kosovën. Tash është koha të kërkojmë nga miqët tanë në BE të avancohet Kosova me dinamikë pas shumë pritjeve pa arsye me dekada:

1. Vlerësimi për Aplikimin e Kosovës për Anëtarësimit në BE të kryhet pa vonesë. Kosova ka aplikuar në Bashkimin Europian por apilikacionin nuk është trajtuar me seriozitet. Kjo është absolutisht e padrejtë dhe e panevojshme dhe kundër vet politkave dhe traktateve të BE-së. Kosova duhet të kërkoj që pa vonesë dhe sa më parë të pranoj vlerësimin dhe rekomandimet nga BE që të filloj procesin e negociimit për anëtarësim në BE;

2. Masa ndaj Kosovës të hiqen. Ato ishin të padrejta dhe jo të duhura. Pas sumit të Banjskës u pa se problemi ka qenë Serbia dhe se Shërbimi i Jashtëm i BE-së ka dështuar të menaxhoj një dialog të balancuar dhe gabmisht ka vendosë fajin tek Kosova. Tashmë Qeveria e Kosovës e ka dosjen e konsoliduar të dokumentoj këtë;

3. Kosova duhet të kërkoj nga BE, sidomos nga Shërbimi i Jashtëm dhe disa dikastere të Komisionit të jetë e balancuar ndaj Kosovës dhe të përshpejtojnë angazhimet rreth integrimit të Kosovës. Deri më tani MSA dhe Vizat janë vonuar me dekada ndërsa ende Kosova nuk po trajtohet sikurse vendet tjera. Andaj, Kosova duhet të bëj thirrje që Bashkimit Europian të kenë casjen të balancuar dhe mos të vonohen me vendimet për Kosovën në të ardhmën se kjo u dokumentua se prodhon kriza dhe kërcënon sigurinë e Ballkanit;

4. Të kërkohet që BE të jetë unike dhe të pranohet dhe njifet zyrtarisht nga pesë vendet anëtare si Greqia, Rumania, Sllovakia, Qipro dhe Spanja (ashtu sikurse të gjitha 22 vendet tjera). Njohja e Pavarsisë së Kosovës nga e gjithë BE do kontribouj në paqe dhe stabilitet të rajonit dhe nderlidhjet sigurine e Ballkanit Perendimor dhe Europës. Mos njohja nga 5-sha nënkupton minim të sigurisë dhe inkurajon agresionin e vendet të rajonit ndaj Kosovës. Siguria dhe paqja në Ballkan janë interes i thellë për paqën dhe sigurinë Europiane dhe të BE-së. Duke mos e njohur Kosovën, 5sha e BE po kërcënojnë paqën dhe stabilitetin Europian dhe kjo duhet të ndryshoj pas agresionit të 24/9;

5. Kosova duhet të kërkoj nga BE të filloj pa vonese përgatitjet e brendshem që mundësojnë zgjerimin e BE, respektivisht integrimin e Ballkanit Perendimor në Union në korznizën kohore me shënjestër vitin 2030, sic është rekomanduar nga përfaqesues të lartë të Këshillit Europian në Samitin e Granadës;

6. Qeveria e Kosovës dhe Presidentja duhet të kërkojnë nga Komisioni dhe institucionet e BEsë dhe Vendeve Anëtarë që, për shkak të specifikave të sigurisë në rajon dhe historikut jo pozitiv nga zgjerimet e kaluara, të planifikoj anëtaresimin e Ballkanit Perendimor si BLLOK/GRUP, të gjitha vendet e rajonit të anëtarsësohen në të njejten kohë ashtu sic ka ndodhur më zgjerimin e vitit 2004 në mënyrë që të shmanget sabotimet, bllokadat;

7. Kosova të përfitoj më shumë projekte nga instrumentet e BE-së. Ka shumë raste ku psh Serbia fiton nga BE shumicën e projekteve apo fondeve dhe është përfituesja më e madhe. BE duhet të gjejë formulën që Kosova të përfitoj aq sa vendet tjera në instrumentet e ndyshme të Bashkimit Europian;

8. Asistenca e BE-së të kanalizohet më shumë tek zhvillimi i bizneseve dhe ekonomisë. BE ka japur ndoshta 80% të fundeve të saja për institucione. Shumë prej tyre për administratë dhe drejtësi.. por asnjëra prej tyre nuk janë funksionale sa duhet pas shumë dekadave. Duhet të ri-orientohet asistenca dhe fondet e BE-së në projekte dhe programe që ndihmojnë direkt sektorin privat, zhvillimin e procesimit, teknologjisë dhe inovacionit në mënyrë që ndihma e BEsë të jep rezultate të efektshme për qytetarët dhe bizneset e Kosovës.

Këto mund të jenë disa tema që janë me rëndësi dhe që institutionet e Republikës së Kosovës mund të bisedojnë dhe bëjnë kërkesa gjatë takimit me Presidentën von der Leyen.