Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore ndaj Holandës në çerekfinalen e Ligës së Kombeve.
“La Furia Roya” ka triumfuar pas penalltive ndaj Holandës, pasi ndeshja përfundoi 3-3 pas vazhdimeve, shkruan GazetaBlic Sport.
Në penallti, spanjollët ishin më të mirë, ku triumfuan, falë super pritjeve të Simon.
Noa Lang dhe Malen humbën penalltinë tek Holanda, e Yamal tek Spanja.
Spanja e pret në gjysmëfinale fituesin e ndeshjes Francë – Kroaci.
/GazetaBlic Sport