Sporti

Çfarë momenti | Lookman përplaset me trajnerin e Atalantas pas zëvendësimit!

11/06/2025 08:24
nga:Lorik J

Tensionet u shtuan në stolin anash fushës kur Ademola Lookman dhe Ivan Juric u përplasën gjatë fitores së Atalantës ndaj Marseille.

Ekipi i Serie A siguroi një fitore të shumëpritur 0-1 në Ligën e Kampionëve kundër Marseille falë një goli të diskutueshëm në minutën e 90-të nga mesfushori Lazar Samardzic.

Ky nuk ishte i vetmi moment që bëri bujë në ndeshje, me trajnerin Juric që u duk se u përplas me Lookman pasi 28-vjeçari u zëvendësua.

Juric dukej se u ofendua nga diçka që tha Lookman ndërsa kalonte pranë tij, duke e kapur lojtarin përpara se një anëtar tjetër i stafit t’i ndante të dy.

Ja pamjet: