Lajme

Çfarë masash janë marrë për procesin zgjedhor në Veri?! Deklarohen për “Gazeta Blic” nga Policia e Kosovës

04/11/2023 11:52
nga:Y I

Incidentet e fundit të ndodhura në Veri, kanë sjellë shqetësim në lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me 23 prill në komunat e kësaj pjese.

Djegia e veturave ditë më parë dhe plagosje e një serbi mbrëmë në urën e Bistricës, akt për të cilin pati aludime se është bëre në shkëmbim zjarri nga Polcia e Kosovës, ka ngritur pikpyetje në lidhje me procesin zgjedhor.

Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar për “Gazeta Blic” se në koordinim dhe bashkëpunim me institucionet kompetente do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për mbarvajtjen e procesit zgjedhor.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha veprimet e saja i ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, si dhe konform planifikimeve operacionale policore.Po ashtu edhe në rastet kur organizohen zgjedhje lokale apo qendrore, përfshirë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat në veri të vendit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente me kohë planifikon dhe ndërmerr masat e nevojshme policore konform urdhrit operativ, i cili parasheh të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor” deklaruan nga Policia e Kosovës për “Gazeta Blic’

Me 23 prill pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.