Fit&Sexy

Çfarë lloj diete mund të nxisë parandalimin e kancerit të mushkërive?

03/18/2024 09:25
nga:N K

Dietat ketogjenike po studiohen për rolin e tyre të mundshëm në parandalimin e kancerit.

Dieta ketogjenike (keto) është një dietë me shumë pak karbohidrate dhe me shumë yndyrë, që synon të shkaktojë ketozë, një gjendje metabolike ku trupi përdor yndyrën për energji në vend të glukozës, shkruan Medical News Today.

Hulumtimet e reja në minj sugjerojnë se llojet e yndyrave të konsumuara mund të ndikojnë ndjeshëm në efektivitetin e një diete të lidhur me një rrezik më të ulët të kancerit.

Ekspertët rekomandojnë të ndiqni udhëzimet e përcaktuara dietike për të ulur rrezikun e kancerit.