Showtime

Çfarë lidhje familjare kanë Ilnisa e BBVA dhe shkrimtari i njohur Dritëro Agolli?

02/23/2024 11:27
nga:N K

Siç e kemi parë Ilnisa, konkurrente në ‘BBV3’ shpeshherë ka folur dhe kudo është përfolur se gazetarja e ka xhaxha poetin e njohur, Dritëro Agollin.

Mirëpo në një intervistë të dhënë së fundmi, vëllai i saj Kevi Agolli ka sqaruar njëherë e mirë lidhjen e tyre me poetin.

“Për t’i rënë shkurt, edhe pse është pak e ngatërruar si histori, prindërit tanë dhe Dritëroi janë në parim kushërinj, pasi gjyshërit e mi nga ana e babait dhe Dritëroi ishin dy vëllezër që u martuan me dy motra. Ilnisa ka një afrimitet me të, jo vetëm të trashëguar nga ana e letërsisë dhe e penës, por edhe nga pjesa tjetër, pasi është njëfarë soj xhaxhai”, duke shtuar se Dritëroi dhe prindërit e tij kanë qenë të afërt dhe se ata i janë referuar poetit si “xhaxhai”.