Sporti

Çfarë kishte deklarazuar Jurgen Klopp në lidhje me Superligën Evropiane në vitin 2019?

04/19/2021 02:00
nga:L J

Janë zbuluar komentet nënçmuese të Jurgen Klopp nga viti 2019 në lidhje me Superligën e re evropiane jashtëzakonisht të diskutueshme në orët e fundit.

Krijimi i Superligës Evropiane tashmë është konfirmuar dhe ndër ekipet pjesëmarrëse do të jetë edhe Liverpooli, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri i Reds, Klopp dy vjet më parë ka vënë në dyshim nevojën për një kompeticion të tillë.

Klopp në vitin 2019: “Shpresoj që kjo Superligë të mos ndodhë kurrë. Me mënyrën se si po funksionon CL, futbolli ka një produkt të shkëlqyeshëm, madje edhe me Europa League. Për mua, Champions League është Super League, në të cilën jo gjithmonë përfundon duke luajtur kundër të njëjtave skuadra. Pse duhet të krijojmë një sistem ku Liverpool përballet me Real Madrid për 10 vjet rresht? Kush dëshiron ta shohë këtë ndeshje çdo vit?, kishte thënë Klopp.

/GazetaBlic Sport