Dy këngëtaret e dashura për publikun, Elvana Gjata dhe Dhurata Dora, janë bërë së bashku në rrjetet sociale.
Teksa po përflitet prej kohësh për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre, ato duket se e konfirmuan një gjë të tillë përmes postimeve në “Instagram”. Këngëtaret kanë ndarë me ndjekësit disa video ku shihen duke kënduar e qeshur në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Por jo vetëm kaq, pasi vihet re se ato janë veshur njësoj, me një fustan të zi të ngushtë dhe transparent në pjesën e barkut e të dekoltesë. Madje nuk është i vetmi që i ka bërë të duken njësoj. Ato po ashtu duken identike edhe me grimin dhe flokët e njëjta.
Nga ana tjetër, bashkëngjitur videos së publikuar në “Instagram” Elvana dhe Dhurata kanë vendosur flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë, teksa ndjekësit e tyre janë shprehur super entuziastë në sektorin e komenteve.
Këto pamje janë nga videoklipi i tyre që tashmë është xhiruar dhe pritet të publikohet ndonëse nuk ka ende detaje të tjera. Kjo është hera e parë që dy artistet bëhen bashkë.
View this post on Instagram