Atletico Mineiro fitoi 2:0 në Sao Paulo në xhiron e 18-të të kampionatit brazilian. Golin e epërsisë për mysafirët e shënoi Hulk në minutën e katërt, ndërsa fitoren e konfirmoi Pavon nga penalltia në të 69-ën.
Megjithatë, heroi i ndeshjes është 37-vjeçari Hulk, i cili ka shënuar një nga golat më të bukur nga gjuajtjet e lira. Ish-lojtari i kombëtares braziliane realizoi një gol nga rreth 40 metra me një goditje tejet të fuqishme, përcjell GazetaBlic Sport
Hulk ka shënuar shumë gola spektakolar në karrierën e tij dhe njihet për një nga goditjet më shkatërruese në botën e futbollit.
Ja eurogoli i tij i realizuar dje:
Delighted to inform you that Hulk (not Hogan) is still at it ?pic.twitter.com/3uDXRb2a6h
— These Football Times (@thesefootytimes) August 7, 2023


