Sporti

Çfarë gjesti i panevojshëm | Trajneri i PSG’së, Luis Enrique “kapet” me Joao Pedron pas ndeshjes!

07/13/2025 23:21
nga:Lorik J

Skuadra e Chelseat ka fituar trofeun e Kupës së Botës për Klube, pasi ka mposhtur PSG’në me rezultatin e pastër 3-0. Cole Palmer (2) dhe Joao Pedro realizuan golat për ekipin londinez, që fitoi Kupën e Botës për Klube ndaj parisineëve.

Megjithatë, me të përfunduar ndeshja kishte zënka mes dy taboreve, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i PSG’së, Luis Enrique u përlesh me sulmuesin e Chelseat, Joao Pedro, ku më pas u përfshi edhe Donnarumma.

Ja pamjet: