Sporti

Çfarë gjesti i pahijshëm | Lojtarët e Chelseat ‘përleshen’ mes vete se cili ta godasë penalltinë!

04/15/2024 22:32
nga:Lorik J

Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë ndeshjen Chelsea – Everton.

Skuadra e Pochettinos teksa ishte duke fituar me rezultatin 4-0, fitoi penallti pasi Palmer u pengua në zonë, shkruan GazetaBlic Sport.

Deri këtu gjithçka ishte në rregull, por në momentin e ekzekutimit të penalltisë, ndodhi diçka fëmijërore mes lojtarëve të Chelseat.

Palmet, Madueke dhe Jackson kishin një zënkë të vogël se cili do ta godiste penalltinë. Të tre futbollistët donin të godisnin topin…

Në fund, Gallagher e mori topin dhe ia dha Palmerit, i cili njihet si ekzekutuesi i parë i 11 metërshave tek ‘Blues’.

Pastaj, Palmer goditi dhe nuk gaboi për ta çuar rezultatin në 5-0.