Sporti

Çfarë gëzimi | Ky ishte momenti epik kur ekipi indian kuptoi se do të luajnë kundër Neymarit

08/24/2023 17:06
nga:L J

Ylli brazilian i futbollit Neymar do të zbarkojë në Indi pasi skuadra e tij, Al Hilal do të luajë me Mumbai City FC në fillimin e grupeve të Ligës së Kampionëve AFC 2023/24.

Reagimi i lojtarëve dhe stafit të ekipit indian bëri bujë në rrjetet sociale, shkruan GazetaBlic Sport.

Ata ishin mbledhur për ta shikuar shortin së bashku, teksa kur kuptuan se do luajnë ndaj Neymarit të gjithë reaguan të gëzuar.

Më poshtë keni momentin epik: