Kupa e Botës 2022

Gjest i çuditshëm nga Ronaldo! Ha diçka pasi e nxori nga të brendshmet

11/25/2022 12:14
nga:E K

Gjithmonë në qendër të vëmendjes në çdo fushë që shkel, Cristiano Ronaldo u ndoq krah për krah nga transmetimi televiziv Portugali-Gana.

Dhe, në një moment, kapiteni i kombëtares portugeze nxori diçka nga të brendshmet të cilën e hëngri teksa ndeshja zhvillohej në stadiumin 974, në Doha, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas mediave portugeze Ronaldo mori një suplement energjie.

Ja momenti:

/GazetaBlic Sport/