Lajme

“Çfarë fati!”/ Hoti: 4 komunat që i qeverisë VV përfitojnë projekte nga Qeveria

08/23/2022 09:12
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nga 7 komuna që kanë fituar projekte nga Ministria e Pushtetit Lokal, 4 janë nga VV, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se VV qeveris në 4 komuna nga 38 sa janë dhe që të gjitha kanë përfituar projekte nga Qeveria.

Postimi i tij i plotë:

Nga 7 komuna që kanë fituar projekte nga Ministria e Pushtetit Lokal, 4 janë nga VV.

Në nivel nacional, VV qeveris në 4 komuna prej 38 sa janë. Por të gjitha kanë arritur të fitojnë projekte nga Qeveria. Çfarë fati!