Fit&Sexy

Çfarë e shkakton ënjtjen e syve? Zakonet e përditshme ndikojnë negativisht në lëkurën tonë

01/09/2022 10:37
nga:Donika Fetahu

Sytë e ënjtur nuk janë dukuri e rrallë, megjithatë ënjtja mund të shkaktojë qeska poshtë syve që përfundimisht nuk do t’i pëlqenim

Të fillojmë nga ajo që shkakton ënjtjen e syve?
Gjenet

Besohet se shumica e këtij problemi shkaktohet nga gjenetika. Ndërsa lëkura humb elasticitetin, fryrja bëhet më e dukshme, transmeton Telegrafi.

Mungesa e gjumit

Gjumi i pamjaftueshëm shkakton probleme të shumta dhe një prej tyre është se mund të ndikojë negativisht në lëkurën tonë, duke përfshirë edhe ënjtjen e syve.

Alkooli

Pijet alkoolike mund të përkeqësojnë ënjtjen, sepse alkooli dehidraton lëkurën dhe kontribuon në inflamacion.

Cigaret

Sipas hulumtimeve, nikotina ndikon në reduktimin e kolagjenit. Për shkak të efektit të nikotinës tek elastina dhe vimentina, lëkura e duhanpirësit është shumë më e hollë, gjë që ndikon më tej në ënjtjen e syve.

A ka mënyra për të rregulluar sytë e fryrë?
Si të trajtoni sytë e fryrë varet nga ajo që i shkakton ato. Nëse nuk flini mjaftueshëm ose pini shumë alkool, zgjidhja më e mirë është ta përmirësoni atë.

Ju gjithashtu mund të përpiqeni të reduktoni sasinë e kripës në dietën tuaj dhe të siguroheni që të merrni mjaftueshëm kalium, sepse sytë e fryrë mund të përkeqësohen kur këto minerale janë jashtë ekuilibrit.

Aplikimi i diçkaje të ftohtë do të ndihmojë gjithashtu, kur lëkura është e ftohtë, ajo është më e shtrënguar dhe kjo mban fryrjen.