Sporti

Çfarë e pret Hazard në pensionim? “Kënaqësi me familjen, miqtë dhe birra”

10/10/2023 14:53
nga:L J

Eden Hazard, vetëm 32 vjeçar, njoftoi fundin e karrierës së tij si lojtar disa muaj pasi i skadoi kontrata katërvjeçare me Real Madridin. Në karrierën e tij të lartë, ai luajti pesë vjet për Lille dhe shtatë për Chelsean, dhe për kombëtaren belge ai grumbulloi 126 paraqitje dhe shënoi 33 gola.

Hazard i tha lamtumirën kombëtares pas Kupës së Botës në Katar në fund të vitit të kaluar dhe në dokumentarin Believe për kombëtaren belge, ai la të kuptohet se fundi i plotë i karrierës së tij si lojtar është afër.

Dokumentari ndjek jetën e përditshme të katër anëtarëve të kombëtares belge, përfshirë Hazard. Klipet tregojnë deklaratën e tij: “Pak nga pak, është koha për të shijuar jetën me familjen, miqtë dhe disa birra”.

Me Belgjikën, Hazard fitoi medaljen e bronztë në Kupën e Botës 2018 dhe paraqitja e tij e fundit në kombëtare ishte në Katar.

/GazetaBlic Sport