Sporti

Çfarë dështimi | Trajneri Shpëtim Babaj me rezultate katastrofale në Superligë, veç një gol i shënuar në 6 ndeshjet e fundit

10/29/2025 16:17
nga:Lorik J

Me 22 shtator të këtij viti, apo saktësisht një muaj e një javë më parë, Shpëtim Babaj mori drejtimin e klubit kosovar, Prishtina e Re, pas largimit të trajnerit, Elon Berisha.

Megjithatë, asgjë nuk po i shkon mirë trajnerit Babaj, i cili paraprakisht ishte drejtor sportiv tek Prishtina e Re, shkruan GazetaBlic Sport.

Në gjashtë ndeshjet që ai e ka udhëhequr Prishtinën e Re si trajner, klubi nga Hajvalia ka marrë veç një pikë, e poashtu ka shënuar veç një gol, duke pranuar 12 të tjerë.

Më poshtë keni rezultatet e Prishtinës së Re që kur drejtimin e mori Shpëtim Babaj:

  • 25 shtator, Prishtina – Prishtina e Re (2:0)
  • 28 shtator, Prishtina e Re – Ballkani (0:3)
  • 5 tetor, Dukagjini – Prishtina e Re (1:1)
  • 18 tetor, Gjilani – Prishtina e Re (0:1)
  • 25 tetor, Prishtina e Re – Malisheva (0:2)
  • 29 tetor, Ferizaj – Prishtina e Re (3:0)

Statistika aspak të mira për klubin e sapo inkuadruar në elitë…

/GazetaBlic Sport