Sporti

Çfarë dëshire e çfarë emocioni, Inzaghi ‘humbi’ kontrollin gjatë ndeshjes me Manchester Cityn

06/11/2023 18:03
nga:Mergim Rreci

Manchester City e ka mposhtur skuadrën e Interit dhe ka fituar Ligën e Kampionëve mbrëmë.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 0, me skuadrën angleze që e fitoi trofeun për herë të parë në histori, shkruan GazetaBlic Sport.

Një nga momentet më interesante të sfidës ishte ai kur Simone Inzaghi u fut në fushë dhe ishte gati të shkonte tek zona ku do të ekzekutohej një rivënie nga këndi, moment ky që u bë viral në rrjetet sociale.