Sporti

Çfarë çmimi i bukur: Lojtarët e Wrexham fitojnë një udhëtim falas në Las Vegas!

05/01/2023 21:13
nga:L J

Aktorët e Amerikës së Veriut Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney, pronarë të Wrexham, do të ofrojnë një udhëtim në Las Vegas (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) për të gjithë lojtarët e ekipit, pasi të kenë fituar titullin e divizionit të pestë.

Të martën, ata do të parakalojnë nëpër rrugët e Wrexham për të festuar triumfin me tifozët e tyre, dhe më pas e gjithë skuadra dhe trajnerët do të udhëtojnë drejt SHBA-së me gjithçka të paguar nga Reynolds dhe McElhenney, dyshja që bleu skuadrën në Shkurt 2021 për 2.2 milionë euro.

Skuadra angleze bëri histori duke fituar këtë titull për herë të parë dhe duke u ngjitur në Ligën e Dytë (niveli i katërt i futbollit anglez). Hera e fundit që klubi luajti në këtë nivel ishte në vitin 2008.

/GazetaBlic Sport/