Sporti

Çfarë befasie | Eubanks bën mrekullinë në Wimbledon, mposht Tsitsipas dhe arrin në çerekfinale

07/10/2023 17:35
nga:L J

Tenisti amerikan, Christopher Eubanks ka bërë befasinë e madhe në Wimbledon, teksa ka mposhtur grekun, Tsitsipas në Wimbledon.

Eubanks fitoi ndeshjen ndaj Tsitsipas me rezultatin 3-2 në sete, shkruan GazetaBlic Sport.

Tsitsipas fitoi me setin e parë me rezultatin 3-6, pastaj Eubanks barazoi duke fituar 7-6. Greku fitoi edhe setin e tretë me 3-6, teksa më pas Eubanks mori dy setet përfundimtare duke fituar me rezultatin indentik 6-4.

Ai në çerekfinale do të ballafaqohet me Medvedev.

/GazetaBlic Sport