Sporti

Cezar Azpilicueta shumë afër transferimit tek skuadra e Atletico Madridit

07/02/2023 13:23
nga:Lorik J

Atletico Madrid është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me kapitenin e Chelseat, Cesar Azpilicueta këtë verë.

Sipas raportimeve nga Fabrizio Romano, Azpilicueta do të ketë kontratë me Atletico Madrid deri në vitin 2025.

Është një marrëveshje dyvjeçare dhe jo një “1+1”, siç u zbulua fillimisht. Kontrata do të nënshkruhet nga kapiteni i Chelseat javën e ardhshme. Blutë e kanë lejuar të largohet si lojtar i lirë.

Ndërkombëtari spanjoll ka bërë 508 paraqitje për klubin, duke shënuar 17 gola. Për më tepër, ai ka fituar dy tituj të Premierligës, dy Liga të Evropës, një Ligë të Kampionëve dhe një Kupë të Botës për Klube FIFA.

/GazetaBlic Sport