Andre Onana ka një marrëveshje verbale me Interin dhe është vendosur t’i bashkohet Nerazzurrëve si lojtar i lirë, pavarësisht interesimit të Barcelonës.
Onana ishte lidhur me gjigantët e Serie A dhe katalanasit, por sipas Fabrizio Romano, nuk ka asnjë dyshim për destinacionin e ardhshëm të portierit, përcjell GazetaBlic Sport.

Korrespondenti i Sky Sport Italia dha një përditësim mbi situatën e portierit në Instagram, duke pretenduar se kalimi i tij te Interi si lojtar i lirë është një punë e përfunduar.
“Vendimi është marrë muaj më parë dhe është ende e qartë”, ka shkruar Romano.
“Onana dëshiron t’i bashkohet Interit si klubi i radhës, marrëveshje verbale në fuqi duke filluar nga sezoni 2022-23. Konsiderohet çështje kohe. ‘
“Onana e respekton Barcelonën, por ai kurrë nuk tha se Barça është opsioni i tij i parë”.
Onana do t’i bashkohet Interit si lojtar i lirë në fund të sezonit, duke qenë se kontrata e tij me Ajax skadon në qershor të 2022.
Gjatë një interviste me Sky Sport Italia, drejtori i Interit, Piero Ausilio, konfirmoi se kamerunasi është një nga ata lojtarë të monitoruar nga afër nga Nerazzurri.
/GazetaBlic Sport/


