Sot është mbajtur konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj Sabit Januzit dhe Ismet Bahtjarit.
Sa i përketë kësaj çështje, ZPS-ja ka bërë të ditur se do ta dorëzojë dosjen paraprake deri më 2 shkurt 2024.
“Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Januzi dhe Bahtijari, gjykatësi i procedurës paraprake, Nikola Giju, me vendim gojor urdhëroi Prokurorinë që deri më 2 shkurt 2024 të dorëzojë dosjen paraprake”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.