Serbët e veriut kanë protestuar sot kundër hapjes së urës mbi Ibër.
Ndërkombëtarët janë shprehur kundër hapjes së urës tani, duke e vlerësuar si kohë jo të duhur.
Por, qeveria e Kosovës po insiston në hapjen e saj.
Lidhur me këtë dhe rrezikun për tensione, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se kjo urë është lojë politike dhe përfundimi nuk do të jetë i mirë për stabilitetin e Kosovës.
“Ura e Ibrit një lojë tjetër politike që përfundimi nuk do të jetë i mirë për stabilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, madje është parë edhe është thënë që qeveria aktuale është e izoluar në arenën ndërkombëtare nga mos dija e koordinimit diplomatike dhe si rezultat të tillë është marrë ky hap për të dëshmuar që për punët e brendshme autoriteti politik nuk pyet askënd. Dhe, këtu është gabimi politik i yni që fatura do të jetë e rëndë për Kosovën e jo për idiotët politikë që mbështesin një marshim të tillë pa koordinim paraprak më SHBA dhe të tjerët”, shprehet ai.
Sipas Shalës, qëllimshëm po harrohet që ura e Ibrit është tani problem ndërkombëtar dhe ata janë njëzëri kundër hapjes së saj pa u dialoguar në Bruksel.
“Po harrohet qëllimshëm që ura e Ibrit është tani problem ndërkombëtar dhe që edhe Amerika, BE, OSBE madje edhe KFOR e NATO janë njëzëri që kjo çështje duhet të hapet në dialog e assesi në formën siç po pretendohet të bëhet edhe që është vendosur edhe data e hapjes së urës që korrespondon më një datë që kori diplomatik janë kundër vazhdimit të forcimit të datave që përçojnë mesazhe jo në frymën bashkëkohore”, thotë ai.
Eksperti potencon se Serbia e ka zgjedhur këtë formën për të kundërshtuar hapjen e urës dhe mund të godasë punën e policisë dhe mekanizmit të sigurisë në atë pjesë.

“Serbia e ka zgjedhur formën e saj për të kundërshtuar tani jo vetëm këtë proces politik për hapje por madje do të jepet mundësia që të goditet e gjithë puna e policisë dhe mekanizmit të sigurisë në atë pjesë përgjatë këtyre viteve, duke minimizuar efektin e arritur më delitantizëm politik”, thekson Shala për Gazeta Blic.
Sipas tij, reagimi ndërkombëtar vjen si pasojë e dështimit politik të ministrisë sonë që s’ka arritur ta arsyetojë këtë hap në arenën ndërkombëtare.
“Por, mos të harrojmë një element që ky reagim ndërkombëtar është si rezultat i dështimit politik të ministrisë sonë, e cila nuk ka arritur të arsyetojë këtë hap politik në arenën ndërkombëtare dhe këtë gjë Serbia ka arritur të pozicionohet nga agresori që ishte në sulmin terrorist 2023 në partner për dialog”, vlerëson ai.
Shala protestat nga Serbia do të përdoren për të nxitur grupet kriminale për të kryer veprime ndaj rendit dhe sigurisë në veri.
“Protestat serbe janë një formë e cila do të jetë në narrativën e Beogradit dhe arsyetueshmërinë e saj edhe për veprime konfrontuese ndaj mekanizmit të sigurisë vendore përmes nxitjes së grupeve kriminale (nën emër të lirisë së jetesës) për të kryer veprime ndaj rendit dhe sigurisë në atë pjesë”, përfundon eksperti i sigurisë, Drizan Shala./Gazeta Blic/
Elshani për protestën e serbëve në veri: Ishin rreth 600 protestues, situata është e qetë
Serbët protestojnë në Mitrovicë të Veriut kundër hapjes së urës mbi Ibër


