Më 30 qershor dhe 1 korrik do të zhvillohet gjyqi i apelit ndaj Karim Benzemas për rastin e shantazhit ndaj Mathieu Valbuena.
Sulmuesi francez i Real Madridit ishte dënuar me një vit burg me kusht në nëntor, në shkallë të parë, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai kishte apeluar dënimin e tij me kusht me një vit burg. Sipas një burimi gjyqësor të cituar nga AFP, Karim Benzema do të gjykohet sërish më 30 qershor dhe 1 korrik në çështjen e shantazhit kundër Mathieu Valbuena.
Më 24 nëntor, Gjykata Penale e Versajës e dënoi Karim Benzeman me një vit burg me kusht dhe 75 mijë euro gjobë për bashkëpunim në tentativë shantazhi ndaj ish-bashkëlojtarit të tij në skuadrën franceze, Mathieu Valbuena.



