Lajme

‘Çështja e Presidentit’, Kadrijaj: Jam skeptike s’e mund të ketë marrëveshje, deri tani zero angazhim!

07/08/2026 18:59
nga:Y I

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të 7-qershorit duke i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit.

U.D së Presidentes, Albulena Haxhiu, tha se në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë.

“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve” shkroi Haxhiu raporton “Gazeta Blic”.

“Gazeta Blic” raportoi dy ditë më parë se seanca konstituive e Kuvendit pritet të mbahet mes datave 15-20 korrik.

Por çfarë pritet të ndodhë pas konstituimit të Kuvendit, a mund të kemi marrëveshje për çështjen e Presidentit?

Deputetja e zgjedhur e Aleancës, Time Kadrijaj, deklaroi për “Gazeta Blic” s’e është shumë skeptike se mund të ketë marrëveshje për Presidentin duke parë se deri në këto momente ka zero angazhim.

Ajo tha se Kurti duhet të anagzhohet këto ditë për gjetjen e një zgjidhje në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje.

“Duke parë se ka zero angazhim në këtë drejtim deri sot, jam shumë skeptike. Po Kurti duhet të angazhohet këto ditë për gjetjen e një zgjedhje në menyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje. Sepse duhet llogaritur buxheti? Stopimi i Kosoves në rrugën europiane dhe dëmtimi i çdo sektori” deklaroi Kadrijaj për “Gazeta Blic”.

Deri tani ende nuk ka diçka konkrete rreth takimeve apo diskutimeve të mundshme  mes subjektet politike për këtë temë.

/Gazeta Blic/

KQZ certifikoi rezultatet – Këta janë 120 deputetët e ri të zgjedhur

Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë!

‘Seanca konstituive e Kuvendit pritet të mbahet mes datave 15-20 korrik’