Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se deri më tani ka pranuar vetëm një kandidat për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ajo theksoi se, bazuar në Kushtetutë, për të proceduar me votimin për President duhet të jenë së paku dy kandidatë, duke nënvizuar se pa plotësimin e këtij kushti nuk mund të vazhdohet me procesin e zgjedhjes.


