Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar qeverinë për menaxhimin e sistemit energjetik të Kosovës dhe investimet në blloqet e vjetra të termocentralit A.
Ai për GazetaBlic se “Tash e 6 vite e kemi të njëjtën retorikë politike boshe. Me këtë politikë janë menaxhuar dhe vazhdojnë të menaxhohen termocentralet e Kosovës dhe i tërë sistemi energjetik i vendit, pa asnjë rezultat konkret. Me shumë afera korruptive e projekte të dështuara”
Shala paralajmëroi se qytetarët do të përballen me rritje të çmimeve të energjisë që nga muaji mars dhe akuzoi qeverinë për favorizimin e interesave të mafies energjetike rajonale.
“Kjo qeveri që protestonte dhe e dështoi ndërtimin e kapaciteteve të termocentralit të ri, tash derdh pa kontroll paranë publike në blloqet e termocentralit A… Edhe kur kompanitë si KEDS, KESCO e KOSTT vonohen për të paraqitur pranë rregullatorit hyrat e lejuara maksimale, qeveria dhe rregullatori kujdesen dhe e vazhdojnë afatin e paraqitjes së kërkesave nga këto kompani,” tha Shala.
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, kritikoi gjithashtu qeverinë dhe politikën e Vetëvendosjes për energjinë.
“Sipas meje nuk është e drejtë të paguajmë import me çmim ditor kur riparimet planifikohen shumë më herët. Plus kësaj, nuk rriten kapacitetet në mënyrë të konsiderueshme. Pra, edhe pas riparimeve do importojmë prapë”, tha Ymeri për GazetaBlic.
Rivanolli sqaron deklaratën: Kam thënë se investimet që po bëhen janë sakrificë tash


