Ish-deputeti i VV’së thotë se ndërkombëtarët nuk po tregohen korrekt me të drejtat e shqiptarëve.
Fatmir Humolli për GazetaBlic thotë se kërkesa e tyre që të funksionojë ende valuta e dinarit, nuk e befason.
Sipas tij, ata janë duke i ndihmuar shovenizmit serb.
“Ndërkombëtarët asnjëherë nuk kanë qenë korrekt me të drejtën e shqiptarëve, edhe tani nuk më befasojnë që kërkojnë funksionimin ilegal të dinarit në Kosovë.Ndërkombëtarët po e shfrytëzojnë jo unitetin e shqiptarëve që t’i ndihmojnë shovenizimit serb”, tha Humolli për GazetaBlic.
Hovenier flet pas takimit me Kurtin, insiston në shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së