Lajme

Çështja e dinarit/ Deputetja e PDK-së: Kosova sukseset i ka vetëm përkrah SHBA-ve, lojërat e Kurtit po i paguajnë qytetarët

02/06/2024 14:50
nga:G B

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, ka komentuar kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë për vendimin për dinarin.

Ajo në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Kosova ka sukseset vetëm përkrah SHBA-ve.

“Kosova rrugëtimin e saj dhe sukseset i ka pas dhe vazhdon t’i ketë vetëm krahë aleatit tonë të përhershëm që janë SHBA-të”, thotë ajo.

Sipas Musliut, edhe qeveritë e kaluara kanë pasur mundësi të ndërmarrin shumë vendime por që vendimet janë marrë në koordinim me aleatët.

“Ka shumë vendime që qeveritë kanë pasur mundësi t’i zbatojë në funksionim të shtrirjes së sovranitetit në veri të Kosovës, pra nuk është që më herët askush nuk ka pasur dijeni, por marrë parasysh situatën ku jemi, aspiratat tona si shtet është dashur gjithmonë vendimet të jenë në koordinim me aleatët tanë”, thekson deputetja për Gazeta Blic.

Ajo shton se lojërat e Kurtit s’janë asgjë e re por që qytetarët po i paguajnë mashtrimet që po i bën ai për vota.

“Lojërat dhe josinqeriteti i z.Kurti nuk është asgjë e re as për ne si opozitë, e as për miqtë tanë ndërkombëtar, por këto mashtrime që z.Kurti i bën për popullizëm dhe vota elektorale do t’i paguajnë qytetarët dhe ky vend. Tek e fundit z.Kurti dhe gjysma e përfaqësuesve të LVV-së i kanë familjet jashtë Kosovës dhe fare pak ju intereson e ardhmja apo pasojat e vendimeve aktuale”, deklaron deputetja e PDK-së, Ariana Musliu./Gazeta Blic/

“Vuçiç do të përdor shantazhin ndaj BE-së e SHBA-ve”/ Statovci: Serbia po e dramatizon çështjen e dinarit

Bajqinovci: Qeveria s’ka ndikim mbi BQK-në, dinari është dashur të ndalohet para 24 vitesh – tensionet po i shkakton Serbia

Zbatimi i rregullores vetëm përmes llogarive në bankat e Kosovës

Agusholli: Përmbajtja e deklaratës së Hovenier duhet të interpretohet me kujdes