Lajme

Çështja e blerjes së autobusëve në 2017, Hoti i reagon Dardan Sejdiut: Po gënjen, nëse s’kërkon falje do të padis

11/23/2025 20:14
nga:Genita C

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-nënkryetarit të Prishtinës, Dardan Sejdiu, lidhur me blerjen e autobusëve për Trafikun Urban në vitin 2017, raporton GazetaBlic.

Hoti tha se problemi ka qenë te Komuna e Prishtinës dhe jo Qeveria, duke sqaruar se marrëveshja u procedua vetëm pasi Kuvendi i Komunës miratoi vendimin për garantimin e pagesës së kredisë.

Hoti akuzoi Sejdiun për përhapje të gënjeshtrave dhe politikë të ulët kundër LDK-së, duke paralajmëruar se nëse nuk kërkon falje publike, do ta padis për shpifje.