Versioni francez i Oscars “Cesar Awards” ka njoftuar se do të ndalojë pjesëmarrjen e kujtdo që përballet me një dënim të mundshëm me burg për sulme seksuale nga ceremonia e vitit 2023.
Cesar Awards që do të mbahet muajin e ardhshëm – thanë se po vepronin në respekt për çdo viktimë të mundshme.
Kjo do të thotë se ceremonia do të përjashtojë aktorin francez Sofiane Bennacer, i cili është nën hetim për akuzat për përdhunim të cilat ai i mohon.
Cesar Awards ka thënë se po shqyrtonte një ndryshim rregullash rreth përshtatshmërisë.
Tani ata kanë njoftuar se kushdo që hetohet për krime të dhunshme të dënueshme me burgim – veçanërisht ato të natyrës seksuale – do të ndalohet të marrë pjesë në ceremoninë e këtij viti më 25 shkurt.
Rregulli vlen edhe për këdo që është dënuar për një vepër të tillë.
Akademia do të votojë nëse do të bëjë një ndryshim të përhershëm në kriteret e pranueshmërisë./21Media/