Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Gazeta Blic.
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka treguar për rezultatet përfundimtare të partive në Kosovë.
‘‘Lidhur me certifikimin e rezultatit përfundimtar, Lëvizja Vetëvendosje me 42.30%, Partia Demokratike e Kosovës me 20.90%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.27 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA 7.06 për qind, Lista Srpska 4.26 për qind’’, ka thënë ai.
Tani sipas ligjit, i takon Presidentes së vendit që ta thërrasë seancën konstituive të Kuvendit.
Por, kur do ta bëjë këtë?
Nga presidenca i kanë thënë Gazeta Blic se Osmani do ta thërrasë seancën brenda afatit kushtetues.
“Seanca konstituive e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit do të thirret nga Presidentja Osmani brenda afatit kushtetues”, tha për Gazeta Blic, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes./Gazeta Blic/