Lajme

Ceremonia e ditës së Pavarësisë së Izraelit, Ziv: E festojmë edhe familjarizimin e ngushtë me Kosovën

05/21/2025 19:22
nga:G B

Këtë të mërkure është mbajtur ceremonia e 77-vjetorit të ditës së Pavarësisë së Izraelit.

Me këtë rast, ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, para të ftuarve tha se sot në Kosovë festojnë dhe kremtojnë ditëlindjen e shtetit të saj por edhe familjarizimin e ngushtë me Kosovën.

“77 vjet më parë, pavarësia e Izraelit u zhvillua me një dinamizëm të lartë në shumë fusha. Inovacioni dhe qëndrueshmëria e fuqishme e këtij shteti ka bërë që Izraeli të jetë lider në shumë fusha”.

“Kemi pasur shumë sfida, luftëra, kriza ekonomike deri sa kemi ardhur te pavarësia. Edhe sot fatkeqësisht dhe me shumë dhimbje kemi ushtarë tonë të mbyllur në Gaza”.

“Vitin e kaluar ne festuam marrëveshjen e vizave me Kosovën, e tash kosovarët mund të udhëtojnë lirshëm dhe të krijojnë lidhje të shumta, qoftë miqësore, akademike, shkencore e të tjera”, tha Ziv.

Tutje, ajo e përmendi faktin se shqiptarët kanë qenë me Izraelin gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Shqiptarët kanë qenë me neve gjatë Luftës së Dytë Botërore, na kanë shpëtuar dhe kjo është vepër që nuk e harrojmë dhe tash punojmë së bashku që marrëdhëniet tona janë të suksesshme”.