Sporti

Çereku i parë: KB Trepça në avantazh ndaj Sigal Prishtinës

04/28/2024 19:26
nga:Lorik J

KB Trepça po triumfon ndaj Sigal Prishtinës në çerekun e parë të gjysmëfinales së “Play Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll.

Trepça është në avantazh ndaj Prishtinës pas çerekut të parë me rezultatin: 24 – 19, shkruan GazetaBlic Sport.

Më i miri në parket në 10 minutat e parë ishte basketbollisti i Trepçës, Bracy Davis me 8 pikë të shënuara.

Kujtojmë se Trepça është në avantazh edhe me lojë – pasi ka fituar dy duelet e para.

/GazetaBlic Sport