Sporti

CEO i Saudi Pro League: Ne nuk duam të luajmë në Champions, ja cili është qëllimi ynë

12/24/2023 08:52
nga:E K

Carlo Nohra, kreu i Saudi Pro League, ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Repubblica”, ku ka folur për objektivat e Arabisë Saudite, duke mohuar dëshirën për të marrë pjesë në Champions League.

Më tej CEO i kampionatit arab shtoi se ata kanë Champions-in e tyre dhe se synojnë që të përforcojnë sa më shumë kompeticionet e tyre.

“Ky nuk ka qenë kurrë qëllim. Jemi në Azi dhe ne po luajmë për Champions League-n e Azisë, nuk ka arsye të mendojmë ndryshe. Duam të rrisim standardet e kompeticioneve në të cilat marrim pjesë”-theksoi Nohra.