Kupa e Botës 2022

Cenolli tregon se çfarë i tha Granit Xhaka pas ndeshjes: Sikur të luanim çdo ndeshje ndaj Serbisë, do ta fitonim Botërorin

12/04/2022 10:23
nga:Lorik J

Mario Cenolli ka folur në një lidhje paralele nga Katari me emisionin “Botërori Katar 2022“, ku ka treguar edhe bisedën që ka pasur me Granit Xhakën. Mesfushori shqiptar i ka thënë se ndeshje të tilla e motivonin edhe më tepër.

Madje ka shtuar se nëse do të luante të gjitha ndeshjet kundër Serbisë, atëherë Zvicra do të fitonte Kupën e Botës.

“Prindërit, si e ëma, edhe i ati, e dinë çfarë djalit kanë. E dinë çfarë djali kanë, si ai dhe Taulanti. Kështu që ishin shumë të qetë, sepse e dinin që ai do ia dilte mbarë. Ishin shumë të qetë, u surprizova edhe unë. Ata nuk është hera e parë që janë pre e këtyre provokimeve. Siç thotë edhe vetë Graniti: “Unë kur luaj kundër këtyre provokimeve jap gjithmonë më të mirën. Jam jo 100%, por 200% më shumë”. Më tha: ‘Sikur të kishte ky Botëror të gjitha ndeshjet ndaj Serbisë, do dilnim më finale dhe do ta fitonim’”, ka treguar Mario Cenolli.